Ballina Flash

Manastirliu: Realizohet me sukses procedura Whipple në spitalin e Traumës

TIRANE, 30 mars/ATSH/ Mjekët e Spitalit Universitar të Traumës realizuan me sukses procedurën Whipple në klinikën e parë kirurgjikale.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Falë profesionalizmit të mjekëve të Spitalit Universitar të Traumës është realizuar me sukses procedura Whipple në klinikën e parë kirurgjikale. Operacioni delikat që zgjati për plot 8 orë rezultoi me sukses dhe pacienti është drejt përmirësimit. Mirënjohje ekipit të mjekëve dr. Dritan Çela, dr. Valmira Abilaliaj, dr. Dorina Shtjefni dhe dr. Dritan Muzha”, tha Manastirliu.

/k.s/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVërtetimi i policës së sigurimit përmes platformës e-Albania
Artikulli tjetërSPANJË – Inflacioni në nivelin më të lartë që nga 1985-a