Ballina Aktualitet

Nikolla: Greqia, mike dhe partnere e ngushtë në NATO

TIRANË, 25 mars /ATSH/ Sot Greqia feston 201-vjetorin e pavarësisë.

Bashkë me urimet për këtë ngjarje të shënuar, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i shpreh kryetarit të parlamentit të Greqisë, Constantine Tassoulas, mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për integrimin evropian të Shqipërisë.

“Greqia është një vend fqinj, mike e çmuar, partnere e rëndësishme e Shqipërisë. Marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve tona vijnë duke u forcuar, edhe në kuadër të partneritetit të ngushtë si dy vende anëtare të NATO-s dhe në përpjekjet e përbashkëta për garantimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon e më gjerë”, shprehet në letrën e saj të urimit Nikolla.

“Emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri janë ura të fuqishme të miqësisë midis dy popujve dhe dy vendeve tona”, shkruan në letrën e saj të urimit Nikolla.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKombëtarja në përgatitjet e fundit për miqësoren ndaj Spanjës
Artikulli tjetërI iku luftës, fitoi maratonën