Ballina Flash

I iku luftës, fitoi maratonën

TEL AVIV, 25 mars /ATSH-ANSA/ – Valentina Veretska, ukrainsja që së bashku me të bijën u largua nga qyteti Mikolayev, fitoi maratonën e Jeruzalemit, ku morën pjesë 25 000 atletë , 11 000 prej të cilëve nga jashtë.

Veretska, e cila la bashkëshortin në Ukrainë për të luftuar kundër trupave ruse, e përfundoi maratonën për 2 orë, 45 minuta dhe 54 sekonda.

Pas mbërritjes ajo u pa me dy flamurë, atë izraelit dhe ukrainas.

“E dija që më duhej të jepja gjithçka, që zëri im të dëgjohej. Këtë fitore ia kushtoj popullit tim”, tha ajo.

”Bashkë me të morën pjesë edhe 40 refugjatë dhe emigrantë ukrainas”, tha një zëdhënës i bashkisë së Jerzalemit.

Kryebashkiaku i Jerusalemit, Moshe Luani mirëpriti mundësinë që qyteti të mund të priste një ditë negociatat e paqes mes rusëve dhe ukrainasve./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNikolla: Greqia, mike dhe partnere e ngushtë në NATO
Artikulli tjetërUKRAINË – Kievi: Disa njësi ushtarake ruse janë tërhequr pas humbjeve të mëdha