Ballina Aktualitet

Xhaçka: Rajoni të pozicionohet më afër BE-së

TIRANË, 17 mars /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim me zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bojan Marichic.

Xhaçka u shpreh se në takim u fol për rritjen e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

Sipas ministres rajoni duhet të pozicionohet më afër BE-së në këtë kohë sfiduese, duke përfshirë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.

“Diskutim mjaft i mirë me Zv.kryeministrin për Çështjet Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bojan Marichic për rritjen e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian në mënyrë që rajoni të pozicionohet më afër BE-së në këtë kohë sfiduese, duke përfshirë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, u shpreh Xhaçka në një reagim në Twiter.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMashtrimet me Call Center, Vocaj: Hetim i nisur që në 2018-n
Artikulli tjetërMbështetja buxhetore për skemën e sigurimeve u ul me 14% në 2021-shin