Ballina Flash

Clinton: Sanksionet ruse? Oscar karriere për mua!

UASHINGTON, 16 mars /ATSH-ANSA/ – Ish-sekretarja e Departamentit amerikan të Shtetit, njëkohësisht ish-kandidatja presidenciale, Hillary Clinton e përballi me cinizëm therës lajmin se kishte qenë ndërmjet zyrtarëve të sanksionuar nga Rusia.

”Dua të falënderoj Rusinë për këtë çmim Oscar të karrierës”, shkroi Clinton, disa orë më vonë nga njoftimi i Moskës.

Përveç presidentit amerikan, Joe Biden, nga masat ruse u prek edhe sekretari aktual i Shtetit, Antony Blinken, kreu i CIA-s, Will Burns dhe kreu i Pentagonit, thënë ndryshe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjatet… kulla Eiffel?
Artikulli tjetërCOVID-19 – OBSH: Rastet globale të virusit po rriten sërish