TIRANË, 15 mars/ATSH/ Nga data 1 prill paga minimale në vend do të jetë 32 mijë lekë.
Këshilli i Ministrave përcaktoi se paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 32 000 (tridhjetë e dy mijë) lekë.
Në bazë të vendit të publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare, paga bazë minimale mujore jepet për 174 (njëqind e shtatëdhjetë e katër) orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
Paga bazë minimale orare të jetë 183,9 (njëqind e tetëdhjetë e tre presje nëntë) lekë. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe shtrin efektet financiare nga data 1 prill 2022.
/r.e/












