Ballina Bota

SHBA- Biden ndalon importet ”Made in Russia”

UASHINGTON, 11 mars /ATSH-ANSA/- Presidenti amerikan Joe Biden ndalon importin e pijeve alkoolike, peshkut dhe diamanteve nga Rusia.

Kjo u bë e ditur nga presidenti amerikan, duke ndaluar efektivisht vodkën, havjarin dhe diamantet ruse.

SHBA revokojnë gjithashtu klauzolën e kombit më të favorizuar të Rusisë, duke i dhënë fund në mënyrë efektive marrëdhënieve normale tregtare dhe duke hapur tarifa të rënda për produktet ”Made in Russia”.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProtestuesit bllokojnë rrethrrotullimin e Zogut të Zi, Policia: Nuk tolerojmë veprime antiligjore
Artikulli tjetërBRUKSEL – Borrell: Të shpenzojmë më pak gaz për të qenë të sigurt