Ballina Flash

Drejt përfundimit shkolla “Sami Frashëri” në Tiranë

TIRANË, 11 mars/ATSH/ Shkolla “Sami Frashëri” në Tiranë, një prej projekteve më moderne të Programit të Rindërtimit është tashmë drejt përfundimit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndau sot pamje nga shkolla e re, vepra më e madhe arkitekturore arsimore ngritur në kryeqytet, pas tërmetit 2019.

Së shpejti, gjimnazi “Sami Frashëri” do të hapë dyert për 1500 nxënës, me hapësira të dyfishuara, të cilat i japin fund mësimit me dy turne.

I ndërtuar në vitet ’60, gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë u dëmtua rëndë nga tërmeti.

Godina e re ka më tepër se një 4-fishim të sipërfaqes së hollit të ri në hyrje dhe po ashtu të bibliotekës që do të ketë kapacitet për 100 persona.

Në ndryshim nga godina e vjetër, projekti përfshin një auditor të ri me sipërfaqe 140 m2 me një kapacitet prej 100 personash. Gjithashtu, godinës do i janë shtuar një depo dhe ambiente teknike me një sipërfaqe prej 500 m2. Shkolla do të ketë edhe një dhomë të dedikuar për mjekun dhe një për psikologun. Ndërkaq, është rritur numri i nyjeve sanitare në çdo kat.

Po ashtu palestra dhe ambientet sportive do të zënë një hapësirë të konsiderueshme, dyfish më të madhe sesa ajo ishte.

/m.m/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Psaki: Çmimi i gazit pritet të rritet gjatë muajve të ardhshëm
Artikulli tjetërRikonstruktohet Stacioni i Policisë në Fushë-Krujë