TIRANË, 9 mars /ATSH/ Bankat ulën fondin rezervë ose siç njihen ndryshe të provigjoneve, për kreditë me probleme pas rënie së ndjeshme të tyre vitin e kaluar.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, shpenzimet totale për provigjioneve vitin e kaluar, kishin vlerën 841 milionë lekë ose rreth 6.9 milionë eurove.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vlera e provigjioneve të bankave për humbjet e mundshme nga kreditë ka pësuar një rënie me 89 %.
Ulja e provigjioneve është e lidhur me ecurinë e raportit të kredive me probleme.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të shtatorit kreditë me probleme ranë në 5.65 %, niveli më i ulët i kredive me probleme i regjistruar që prej vitit 2008.
/a.a/r.e/























