Ballina Ekonomi

Krifca: Aktivizohen 6170 NIPT-e fermeri

TIRANË, 9 mars /ATSH/ Skemat financuese të fermerëve të aplikuara nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural vit pas viti kanë nxitur edhe ndërgjegjësimin e tyre për t’u formalizuar dhe për t’u pajisur me NIPT përkatës, si kriter kryesor për të qenë përfitues.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca bëri të ditur se, gjatë periudhës 1 janar-7 mars 2022 janë aktivizuar 6170 NIPT-e fermeri.

Qarqet që kanë pasur fluksin më të lartë të pajisjes me NIPT janë Fieri, Korça, Elbasani, Berati dhe Vlora, ndërsa ma pak fermerë të regjistruar rezultojnë në Lezhë dhe në Sarandë.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti: Lufta në Ukrainë po dikton rritjen e çmimeve të karburanteve
Artikulli tjetërUlet fondi rezervë për kreditë me probleme