TIRANË 9 mars /ATSH – I. Vata/ Është hedhur ditën e sotme shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2021-2022, ku kanë kaluar katër ekipe: Partizani, Vllaznia, Teuta, Laçi.
Ky short që u hodh në ambientet e stadiumit “Air Albania” e ku të pranishëm ishin përfaqësues të klubeve e medias, përcaktoi edhe çiftet e kësaj.
Partizani – Vllaznia dhe Teuta – Laçi do të jenë dy përballjet gjysmëfinale të këtij edicioni, që ka qenë i mbushur me surpriza që prej fillimit të tij.
Ekipi shkodran i Vllaznisë kaloi në këtë fazë pasi mundi në çerekfinale skuadrën e Flamurtarit, ndërsa Partizani mposhti Dinamon. Ndërkaq, Teuta siguroi gjysmëfinalen pasi triumfoi dy herë ndaj Skënderbeut, ndërsa Laçi fitoi ndaj Egnatias.
Ndeshjet e para do të luhen më 30 mars ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 13 prill, kur edhe do të përcaktohen finalistët e sezonit.
Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:
Partizani – Vllaznia
Teuta-Laçi
/a.a/r.e/























