Ballina Flash

Parashikimi i motit, 7 mars 2022

TIRANË, 7 mars/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë do të mbizotërojë kryesisht mot i vranët me intervale te pakta kthjellimi.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulet dhe mesatar në formë shtrëngatash në mesditë dhe pasdite. Në relievet malore, parashikohet borë me intensitet të ulët dhe në pasdite me intensitet mesatar në juglindje. Lokalisht dëbora do të prekë dhe lartësitë kodrinore. Parashikohet mjegull/mjegulline nga reshjet e shiut dhe të borës.

Gjithashtu, parashikohen ngrica përgjatë akseve rrugore në zonat malore.

Era do të fryjë nga juglindja –verilindja 1-7m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 10m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/6 Re shi/bore
Kukës -1/2 Re borë
Lezhë 2/7 Re shi
Dibër -3/3 Re borë
Durrës 4/10 Re shi
Tiranë 4/10 Re shi/bore
Elbasan 3/8 Re shi/bore
Berat 2/9 Re shi
Vlorë 5/10 Re shi
Korçë -3/2 Re borë
Gjirokastër 0/8 Re shi/bore
Sarandë 4/9 Re shi/bore

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShera: Vora, e vendosur të ndjekë zhvillimin dhe punën
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/3/2022