Ballina Aktualitet

COVID-19, Gjermania heq Shqipërinë nga lista e vendeve me risk të lartë

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Pas kufizimeve të gjata për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Sars-Cov-2, Gjermania ka hequr Shqipërinë nga lista e vendeve me risk të lartë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëri të ditur sot se nga e diela Shqipëria nuk kategorizohet më si vend i riskut të lartë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Gjermania ka hequr kufizimet për udhëtimet hyrëse nga Shqipëria. Duke filluar nga data 27 shkurt 2022, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit”, informoi Ministria.

Ndërkohë edhe një sërë shtetesh kanë lehtësuar kushtet e lëvizjes për qytetarët. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHELSINKI – Lufta në Ukrainë rrezikon ndërtimin e stacionit bërthamor në Finlandë
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 26 shkurt 2022