TIRANË, 24 shkurt/ATSH/ Studentët e Fakultetit të Mjekësisë do të kenë shumë shpejt konviktet e reja, të cilat kanë kushte më të mira pas rikonstruksionit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga këto godina, që kanë ndryshuar pamje.
“Konviktet e reja të mjekësisë shumë shpejt gati për 400 studentë”, tha Rama.
Dy godinat studentore të vendosura fare pranë Universitetit dhe Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, do të jenë dyfish më të mëdha se godinat e mëparshme.
Konviktet janë ndërtuar në një sipërfaqe totale prej 3452 metra katrorë. Ato kanë 79 dhoma, me 2 dhe me 3 shtretër. Në çdo kat ka ambient gatimi dhe ngrënie. Gjithashtu ka lavanteri, dhomat e studimit dhe depot.
/k.s/r.e/























