Ballina Flash

Regjistrimi i popullsisë do të bëhet këtë vit

PRISHTINË, 23 shkurt /ATSH/ Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Përkrahje këtij projektligji i dhanë deputetët nga radhët e pozitës dhe opozitës.

Duke arsyetuar Projektligjin, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati bëri të ditur se regjistrimi i popullsisë do të bëhet gjatë vitit 2022. Kosto financiare e këtij projektligji u tha se është 10 milionë euro.

“Regjistrimi i planifikuar të mbahej vitin e kaluar është shtyrë për shkak të zhvillimeve të pandemisë COVID-19 dhe zgjedhjeve komunale që janë mbajtur në tetor të vitit të kaluar. Afati i ri për regjistrimin e popullsisë është përcaktuar të jetë në  vitin 2022”, tha ai.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEdhe Shevçenko: Të bashkuar përballë agresionit rus
Artikulli tjetërBERLIN – Habeck: Gjermania mund të bëjë edhe pa gazin rus