KIEV, 23 shkurt /ATSH-DPA/ – Ikona e futbollit ukrainas, Andri Shevçenko, një nga më të njohurit në skenën botërore, i ka bërë thirrje atdheut të tij t’i rezistojë kërcënimit nga Rusia.
Rusia njohu dy rajone të shkëputura në Ukrainën Lindore si të pavarura dhe autorizoi hyrjen e forcave ushtarake.
“Sot është një kohë e vështirë për të gjithë ne. Por, ne duhet të bashkohemi”, shkroi të mërkurën në Instagram dhe Twitter ish-sulmuesi i Ukrainës dhe Milanit, i cili jeton në Londër.
“Unë kam qenë gjithmonë krenar për popullin tim dhe vendin tim. Kemi kaluar shumë kohë të vështira dhe në 30 vitet e fundit jemi formuar si komb. Një komb i qytetarëve të sinqertë, punëtorë dhe liridashës. Kjo është pasuria jonë më e shtrenjtë”, shtoi ai.
Shevçenko është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Ukrainën me 48 gola.
Ai fitoi Champions League 2003 me Milanin dhe Topin e Artë në 2004.
Ai gjithashtu luajti për ”Dinamo”-n e Kievit dhe ”Chelsea”-n./ /os/






















