MOSKË, 22 shkurt /ATSH-DPA/ – Ndërkohë që Perëndimi po përgatit sanksionet kundër Moskës, Rusia deklaroi se dëshiron të angazhohet në diplomaci në lidhje me të ardhmen e Ukrainës, edhe pas njohjes së dy rajone të shkëputura si të pavarura.
“Ne theksojmë se edhe në momentet më të këqija, jemi të përgatitur për procesin e negociatave”, theksoi Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse.
”Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov shpreson të takohet me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken të enjten”, theksoi ajo.
Dy zyrtarët e lartë duhej të diskutonin edhe mbi një samit të mundshëm midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA Joe Biden.
Megjithatë, është e paqartë nëse një samit i tillë është planifikuar pas veprimeve të Rusisë.
SHBA po udhëheqin gjithashtu shumicën e vendeve perëndimore në zbatimin e sanksioneve të rënda ndaj Rusisë.
Perëndimi akuzon Putinin se ka shpikur argumente për të justifikuar veprimet e tij, bazuar në vitin 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina./ /os/





















