Ballina Flash

“Panairi i makinave”, vjen për herë të parë në Elbasan

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja për herë të parë në Shqipëri në llojin e tij, është organizuar “Panairi i makinave”.

Sheshi “ Gensher” është kthyer në një pistë me makina luksi, ku ka mahnitur mbarë qytetarët elbasanas, kureshtarë për të parë nga afër këtë manifestim mjetesh.

Për kryetarin e bashkisë së Elbasanit panairi i makinave është organizimi i parë në llojin e tij në Shqipëri, i cili me nisjen edhe të punimeve të “Automoto Parkut”, Elbasani do të kthehet në epiqendrën e rajonit për komunitet e automotorizmit, pistën e garave F1 dhe hapësirën dedikuar RETRO.

“Panairi i makinave” ka mbledhur në Elbasan të apasionuarit pas automjeteve të fundit apo me fuqi motorike të madhe, si një pikë takimi për të shkëmbyer eksperiencat dhe historitë aventureske.

Në Elbasan, zbritën 30 makina luksoze të tipit “ Ferrari” “ Lamborgini” “ Benz Mercedes” , si edhe motorra.

Ervin Sinani, organizator i këtij panairi, pohon se do të vijojë me aktivitete të tilla, pasi i japin qendrës së qytetit shumë gjallëri, si edhe mbledh të apasionuarit e mjeteve nga e gjithë Shqipëria.

/k.s//a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Izraeli hap kufijtë edhe për të pavaksinuarit
Artikulli tjetërDy gjysma dorëshkrimesh të Hendrix bashkohen pas 55 vitesh