Ballina Bota

COVID-19 – Izraeli hap kufijtë edhe për të pavaksinuarit

TEL AVIV, 21 shkurt /ATSH-ANSA/ – Kryeministri izraelit, Naftali Bennett njoftoi se nga 1 marsi Izraeli do të ndryshojë rregullat e hyrjes në vend duke u hapur edhe për të pavaksinuarit, siç nuk ka ndodhur deri më tani.

Megjithatë, të huajt që mbërrijnë në Izrael do të kryejnë një tampon molekulare si para nisjes ashtu edhe pas mbërritjes në aeroportin ”Ben Gurion”, ndërsa izraelitëve që kthehen do t’ju duhet vetëm tamponi në mbërritje.

Qeveria shfuqizoi gjithashtu testet javore për nxënësit e shkollave duke filluar nga ditët në vijim, ndërsa nga 10 marsi edhe për nxënësit e shkollave fillore.

“Ne jemi dëshmitarë të një rënieje të vazhdueshme të sëmundshmërisë, kështu që është koha për të rihapur gradualisht atë që ishim të parët në botë që mbyllëm”, theksoi Bennett./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMuzhaqi: Hapësirat zhvillimore në shkolla, modele suksesi për nxënësit
Artikulli tjetër“Panairi i makinave”, vjen për herë të parë në Elbasan