Ballina Flash

Muzhaqi: Hapësirat zhvillimore në shkolla, modele suksesi për nxënësit

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi zhvilloi sot një vizitë në shkollën e re në zonën e ish-Kënetës në Durrës, për t’u njohur me modelin e hapësirave zhvillimore, realizuar falë Worldvision.

Hapësira zhvillimore, një ambient optimal për fëmijët, i përgjigjet nevojave të ndryshme që ata kanë në aspektin e zhvillimit dhe të nxënit.

Një tjetër ambient i dedikuar për zhvillimin e aftësive dhe talenteve ishte dhe Art Class, dizenjuar nga vetë nxënësit e shkollës si projekt fitues i një prej edicioneve të UPSHIFT.

Kjo vizitë vijoi në “Qendrën për Shërbime Mbrojtëse fuqizuese dhe Emergjente për fëmijën dhe familjen”, me një takim me prindër të programit të prindërimit dhe të programit të Mbrojtjes së Fëmijëve, që Worldvision zbaton në Durrës.

Gjatë këtij takimi, ministrja diskutoi me prindërit, por edhe me stafin e Qendrës rreth praktikave më të mira për mbrojtjen, për mbështetjen dhe për ofrimin e më shumë mundësive për fëmijët.

“Faleminderit të rinjve të klubeve IMPACT, përfaqësuesve të Worldvision, drejtuesve e mësuesve të shkollës dhe prindërve për bisedën konstruktive rreth suksesit dhe mundësive që këto modele ofrojnë për shkollën, për komunitetin e mbi të gjitha për fëmijët”, tha Muzhaqi.

/m.m/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShërbimi këshillimor rrit standardet dhe eksportet bujqësore
Artikulli tjetërCOVID-19 – Izraeli hap kufijtë edhe për të pavaksinuarit