Ballina Ekonomi

ARRSH: Punimet në bajpasin e Vlorës, në masën 80%

TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Ndërtimi i bajpasit të Vlorës, i cili pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe shkurton kohën e udhëtimit për në jug të Shqipërisë, po ecën me ritme të shpejta.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur sot se punimet deri tani janë realizuar në masën 80%.

Sipas ARRSH-së, po punohet me realizimin e shtresës së dytë asfaltike (binder 6cm), deri tani kanë përfunduar rreth 8 km.

Po ashtu, po punohet në zonën e Kaninës me formimin e trupit të rrugës dhe mbrojtjen e skarpatave.

“Përfundimi i plotë i kësaj vepre të rëndësishme lehtëson trafikun, nxjerr në pah pamjen e qytetit të Vlorës dhe shkurton kohën e udhëtimit për në jug të Shqipërisë”, bën të ditur ARRSH.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMjekët ushtarakë vizita për banorët e fshatrave të thellë të Maliqit
Artikulli tjetërNis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki