TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm dhe optimizimit të proceseve të punës, ka vënë në përdorim sisteme automatike dhe informatike, të cilat mbështesin aktivitetet e prodhimit, mirëmbajtjes dhe administrimit të korporatës.
Sipas KESH-it, një sistem i rëndësishëm që ka kaluar në proces automatizimi është sistemi i kontroll-monitorimit DCS të HEC-it të Komanit.
“Pas përfundimit të rehabilitimit elektromekanik të HEC Koman, është implementuar dhe është vënë në shfrytëzim në këtë HEC dhe sistemi i ri i kontroll-monitorimit SCALA 250. Ky investim krijon mjaft lehtësira në manovrime si dhe në detektimin e anomalive të mundshme gjatë procesit të punës në HEC Koman, duke e ndarë video wall në matrica, duke vizualizuar njëkohësisht skema dhe pamje grafike të ndryshme”, bëri të ditur KESH-i.
/j.p/r.e/























