TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ Bashkia e Memaliajt po ndërmerr investime edhe në zonat rurale, për zgjerimin e hapësirave të gjelbëruara dhe ambienteve publike çlodhëse në shërbim të komunitetit.
Kreu i bashkisë Memaliaj, Gjolek Guci u shpreh se, “aktualisht jemi duke punuar për krijimin e mjediseve çlodhëse, për të rritur dhe fëmijë, në çdo njësi administrative”.
“Po ndërhyjmë në çdo qendër fshati, duke sistemuar çdo sipërfaqe toke të bashkisë pranë ambienteve arsimore”, tha ai teksa vuri në dukje se “po punohet në fshatin Vasjar të Njësisë Administrative Memaliaj Fshat”.
“Pas rrethimit të shkollës 9-vjeçare “Lilo Beta” dhe ndërtimit të këndit të lojërave, mbollëm të tjera pemë dekorative në këtë zonë. Ambientet çlodhëse do t’i japin frymëmarrje jetës sociale të komunitetit”, tha Guci.
/j.p/r.e/























