Ballina Flash

Gjirokastër, masa administrative për ndotësit e mjedisit

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ Bashkia e Gjirokastrës dhe strukturat e saj janë pjesë aktive e Planit Kombëtar të Pastrimit, që po zhvillohet në të gjithë vendin që prej 7 nëntorit të vitit të kaluar.

Në lagjet e qytetit dhe njësitë administrative po punohet për largimin e mbetjeve urbane dhe pastrimin e mjedisit. Ndërhyrje janë kryer për pastrimin e mjediseve publike, shesheve, segmenteve rrugore, shtretërve të përrenjve, etj.

Krahas strukturave të bashkisë pjesë e Planit Kombëtar të Pastrimit, janë bërë edhe institucionet publike, nxënësit e shkollave dhe komuniteti.

Domosdoshmëri është mbrojtja e mjedisit nga vetë banorët dhe depozitimi i mbetjeve urbane në vendet e përcaktuara, aq më tepër për imazhin turistik të qytetit të gurtë.

Policia Bashkiake në 16 raste ka ndëshkuar me masa administrative qytetarët dhe subjektet që ndotin mjedisin ndërsa apelohet për përgjegjshmëri qytetare të komunitetit, për mirëmenaxhimin e mbetjeve urbane.

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Ukraina kërkon pezullimin e fluturimeve mbi Detin e Zi
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE: Sovraniteti i Greqisë mbi ishujt e saj është i padiskutueshëm