Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/02/2022

PEKIN (Kinë) – Fillojnë Lojërat Olimpike Dimërore.

PEKIN (Kinë) – Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Pekinit 2022.

PEKIN (Kinë) – Vizitë e presidentit rus Vladimir Putin për të takuar Xi Jinping.

BOTA – Dita Botërore e Kancerit.

PEKIN (Kinë) – Vizitë e presidentit argjentinas.

MANILA (Filipine) – Fillimi i vaksinimit të fëmijëve 5-11 vjeç kundër Covid-19.

AUSTRI – Hyn në fuqi vaksinimi i detyrueshëm kundër Covid-19.

RIGA (Letoni) – Takimi i krerëve të qeverive të shteteve baltike.

PODGORICË (Mali i Zi) – Kuvendi voton mocionin e censurës kundër qeverisë.

PARIS (Francë) – Funerali i stilistit Thierry Mugler.

OKB – Takimi urgjent i Këshillit të Sigurimit për Korenë e Veriut, me dyer të mbyllura, me kërkesë të SHBA.

LOS ANXHELES – Protesta nga organizatat e të drejtave të njeriut përpara konsullatës kineze para Olimpiadës.

UASHINGTON – Antony Blinken pret homologun e tij polak, kryesuesin në detyrë të OSBE-së.

KARAKAS (Venezuelë) – 30-vjetori i tentativës për grusht shteti nga Hugo Chavez./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e premte, 4 shkurt 2022
Artikulli tjetërCOVID-19 – Suedia heq masat kufizuese të pandemisë