Ballina Ekonomi

Garancia sovrane, MBZHR nis konsultat për afatet dhe kriteret e lëvrimit

TIRANË, 2 shkurt /ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) ka nisur konsultimet me bankat dhe fermerët për të përcaktuar kriteret e lëvrimit të garancisë sovrane prej 1 miliard lekësh në mbështetje të kreditimit të bujqësinë.

MBZHR bëri të ditur se, brenda muajit shkurt do të përcaktohen afatet e hyrjes në fuqi të  skemës, ndërsa bankat do të përcaktojnë normën e interesit për kreditimin e bujqësisë dhe agrobiznesit.

Shteti do të marrë përsipër 50 % të riskut që kanë bankat kur i japin kredi fermerëve.

Fondi i garancisë sovrane prej 1 miliardë lekësh do të jetë në dispozicion të fermerëve dhe agropërpunuesve, të cilët do investojnë jo vetëm në prodhim, përpunim apo paketim, por edhe në shtimin e kapaciteteve të ndërmarrjeve të tyre.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBredhi i Hotovës-Dangëlli, pyjet e larta nën magjinë e dëborës
Artikulli tjetërXhirim gomash dhe drift në rrugë, ndëshkohet autori