Ballina Aktualitet

Xhirim gomash dhe drift në rrugë, ndëshkohet autori

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës njoftoi sot kapjen dhe ndëshkimin e një shtetasi i cili bënte gara shpejtësie duke i postuar videot në rrjete sociale.

Drejtuesi i mjetit u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë.
Më datë 31.01.2022, rreth orës 22:00 në rrjete sociale janë hedhur pamjet filmike ku një mjet tip “BMW”, nuk ka rregulluar shpejtësinë, duke bërë xhirime gomash dhe drift.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Pas një pune intensive hetimore profesionale u bë i mundur identifikimi i targës së automjetit dhe më pas i drejtuesit të mjetit, i cili u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore është i hapur për qytetarët për denoncimin e kundërvajtjeve rrugore me qëllimi ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve, për krijimin e një mjedisi sa më të sigurtë për përdoruesit e rrugës dhe për të rritur besueshmërinë tek qytetarët.
/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGarancia sovrane, MBZHR nis konsultat për afatet dhe kriteret e lëvrimit
Artikulli tjetërMEDIA – PEC: 12 gazetarë të vrarë vetëm muajin e parë të 2022-shit