TIRANË, 25 janar /ATSH-I. Vata/ Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi sot se spektakli i famshëm “Wie is de Mol” në Holandë ka zgjedhur Shqipërinë si sheshxhirim.
Margariti, thekson se zgjedhja e Shqipërisë si sheshxhirim nga “Wie is de Mol?” është një promovim perfekt për vendin tonë.
“Kur mësuam se producentët e spektaklit të famshëm “Wie is de Mol” në Holandë kishin zgjedhur Shqipërinë si sheshxhirimi, pa dyshim menduam që ky ishte promovimi perfekt për vendin tonë, te një vend tjetër që me shumë gjasë dinte pak ose aspak për të. Shifrat rekord të audiencës, në vetëm 4 episodet e para tregojnë se Shqipëria ka ngjallur një kuriozitet të jashtëzakonshëm te publiku, çka dëshmon për dëshirën për të ditur e njohur më shumë, por edhe zgjedhjen e zgjuar e të suksesshme të producentëve. Me siguri rezultatet do t’i shohim gjatë sezonit turistik”, shprehet ministrja.
/a.a/r.e/























