Ballina Aktualitet

Soreca takim me Llagamin: Konsultime gjithëpërfshirëse për hartën e re gjyqësore

TIRANË, 25 janar /ATSH-I. Vata/ Ambasadori i BE-së në Shqipëri ka zhvilluar sot një takim me Kryetaren e Gjykatës së Lartë, Naureda Llagami.

Në fokus të diskutimit ishte harta e re gjyqësore, përmirësimi i efikasitetit të gjykatave, si një aspekt kyç i Reformës në Drejtësi.

Soreca theksoi se, për hartën e re gjyqësore është e rëndësishme të zhvillohen konsultime gjithëpërfshirëse me të gjitha palët e interesuara.

“Kënaqësi të informohesha sot nga Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Naureda Llagami, mbi propozimin e hartës së re gjyqësore. Përmirësimi i efikasitetit të gjykatave është një aspekt kyç i reformës në drejtësi, e mbështetur nga BE. Është e rëndësishme të zhvillohen konsultime gjithëpërfshirëse me të gjitha palët e interesuara, përfshirë komunitetet lokale,” shprehet Soreca.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReforma e financave publike, instrument për përshpejtimin e integrimit në BE
Artikulli tjetërAmbasada e SHBA-së publikon mesazhin e Blinken: Rusia ka dy rrugë