Ballina Bota

FOKUS – NATO dërgon anije dhe avionë në Lindje

BRUKSEL, 24 janar /ATSH-DPA/ – Një numër vendesh të NATO-s kanë vendosur të dërgojnë më shumë anije dhe avionë në Evropën Lindore ditët e fundit, deklaroi aleanca ushtarake në një deklaratë.

”SHBA ka bërë të qartë se po vlerëson mundësinë e rritjes së pranisë së saj ushtarake në pjesën lindore të Evropës”, thuhet në deklaratë.

Në një përmbledhje të situatës së fundmi, NATO deklaroi se ”Danimarka do të vendosë një fregatë në detin Baltik dhe do të dërgojë katër avionë luftarakë në Lituani, Spanja do të kontribuojë me anije për forcat detare të NATO-s, Franca është gati të dërgojë trupa në Rumani, ndërsa Holanda do të dërgojë dy avionë luftarakë në Bullgari në prill”.

“NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të gjithë aleatët, përfshirë forcimin e pjesës lindore të aleancës”, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mes frikës se Rusia mund të planifikojë një pushtim të Ukrainës.

“Ne gjithmonë do t’i përgjigjemi çdo përkeqësimi në mjedisin tonë të sigurisë”, theksoi Stoltenberg./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDy humbje jete dhe 2243 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërShqipëria aderon në konventën ndërkombëtare për promovimin e turizmit