Ballina Bota

SHBA – Biden ngre task force për variantet e ardhshme të Covid-19

NJU JORK, 15 janar /ATSH-ANSA/ – Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden po shikon mundësitë e krijimit të një task force për t’u marrë me variantet e ardhshme të Covid-19 si edhe me kërcënimet e tjera të lidhura me pandeminë, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë gati në rast të versioneve të reja të këtij virusi.

Sipas raportimeve të medias amerikane, Pandemic Task Force do të fokusohet në zhvillimin e vaksinave, trajtimet dhe testet diagnostike.

Varianti i ri Omicron po krijon shumë probleme për sistemin shëndetësor amerikan duke e vënë sërish atë nën presion.

Në terma absolutë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi me më shumë viktima, me 849 061 të vdekur, të ndjekura nga Brazili me 620 796, India me 485 350 dhe Rusia me 319 911./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThoma Jano rizgjidhet Zëvendësprokuror i Përgjithshëm
Artikulli tjetërSiguria në stadiume, ekspertët e UEFA-s vizitë inspektuese në Tiranë