MOSKË/PEKIN, 14 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping në ditën e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin, muajin e ardhshëm, deklaroi sot Moska zyrtare.
”Ne po përgatitemi për një samit zyrtar ruso-kinez”, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në një konferencë për shtyp.
Lavrov tha se ”bisedimet e 4 shkurtit nuk do të jenë vetëm midis Putinit dhe Xi, por do të përfshijnë gjithashtu negociatat në shkallë të plotë në nivelin më të lartë të dy qeverive”.
Përballja mes dy prej liderëve më të fuqishëm në botë do të jetë në kontrast të plotë me bojkotin diplomatik të Lojërave të shpallura nga SHBA, Britania e Madhe, Australia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe shumë vende të tjera për shkak të shqetësimeve të të drejtave të njeriut.
SHBA, për shembull, prej kohësh ka folur për gjenocidin e vazhdueshëm dhe krimet kundër njerëzimit në Xinjiang duke iu referuar shtypjes së popullsisë ujgure dhe grupeve të tjera të pakicave etnike dhe fetare në rajon./ /os/






















