Ballina Flash

Omicron drejt rënies?

LONDËR, 12 janar /ATSH-MIA/ – Shkencëtarët po shohin shenja se vala alarmante e Omicron mund të ketë arritur kulmin në Britaninë e Madhe dhe SHBA, pas së cilës numri i infeksioneve të reja mund të fillojë të bjerë.

Arsyeja për këtë është se Omicron është bërë aq ngjitës, sa mund të mos ketë më njerëz që nuk i ka kaluar, vetëm një muaj e gjysmë pasi u zbulua në Afrikën e Jugut.

”Prevalenca e tij mund të ulet aq shpejt sa rritet”, theksoi studiuesi Ali Mokdad nga Universiteti i Uashingtonit në Siatëll.

Në të njëjtën kohë, ekspertët paralajmërojnë se ka ende pasiguri të madhe se si do të zhvillohet faza e ardhshme e pandemisë.

”Sipas Universitetit të Uashingtonit, numri i rasteve të raportuara ditore në SHBA do të arrijë në 1,2 milionë deri më 19 janar dhe më pas do të bjerë ndjeshëm, thjesht sepse kushdo që mund të infektohet do të infektohet”, theksoi Mokdad.

Ai shtoi se, sipas vlerësimeve të universitetit, numri real i rasteve të reja ditore në SHBA, përfshirë njerëz që nuk janë testuar, tashmë ka arritur kulmin, në gjashtë milionë më 6 janar./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkstradohen drejt Shqipërisë dy të kërkuar
Artikulli tjetërOMICRON – Gjermania regjistron për herë të parë 80 000 raste ditore