Ballina Flash

Finalizohet investimi në Kirurgjinë e Spitalit Rajonal të Shkodrës

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Blloku i ri i Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës do të hapet së shpejti.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Finalizuam edhe një tjetër investim për modernizimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimit mjekësor për qytetarët, afër vendbanimit. Blloku i ri i Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës hapet së shpejti”, tha Manastirliu.

Sallat e reja të Kirurgjisë do të jenë së shpejti në shërbim të qytetarëve të Shkodrës dhe zonave përreth.

Qeveria shqiptare do të vijojë investimet në shëndetësi. Për vitin 2022 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, së bashku me financimin e partnerëve si Banka Botërore dhe institucione të tjera ndërkombëtare, investimet arrijnë në vlerën 3 miliardë lekë.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGolden Globes shpall fituesit
Artikulli tjetër​ShSKUK: Në trajtim 16 raste me COVID-19 pozitivë, 24 post-COVID