MELBURN, 6 janar /ATSH-DPA/ – Qeveria australiane anuloi vizën e yllit të tenisit Novak Gjokoviç, konfirmuan autoritetet, por numri një i botës mbetet në Melburn ndërsa avokatët e tij luftojnë për mosdëbimin e tij.
Debati vjen ndërkohë që Australian Open, turneu i parë i tenisit Grand Slam i vitit, fillon në Melburn më 17 janar.
Kampioni në fuqi, Gjokoviç u ndalua në një aeroport të Melburnit pas mbërritjes së tij në Australi, të mërkurën, pasi Forcat Kufitare Australiane (ABF) ngritën shqetësime për vizën e tij të hyrjes.
Serbi u përjashtua nga organizatorët pasi nuk është vaksinuar kundër Covid-19.
“Gjokoviç dështoi të ofrojë prova adekuate për të përmbushur kërkesat australiane të hyrjes dhe viza e tij u anulua më pas”, tha ABF në një deklaratë.
“Shtetasit që nuk kanë një vizë të vlefshme gjatë hyrjes ose të cilëve viza është anuluar do të ndalohen dhe largohen nga Australia”, theksoi ABF.
Gjokoviçit, i cili ka refuzuar vazhdimisht të zbulojë statusin e tij të vaksinimit, iu tha se do të largohej sot nga Australia./ /os/












