Ballina Flash

Brexit shkakton probleme edhe për resortin e golfit të ish-presidentit Trump

EDIMBURG, 28 dhjetor /ATSH-DPA/ – Mungesa e vendeve të punës për shkak të Brexit ka goditur edhe resortin e golfit të ish-presidentit amerikan Donald Trump në Skoci, zbulojnë raportet më të fundit.

Llogaritë e depozituara për fushën e golfit të ish-presidentit amerikan tregojnë se dalja e Britanisë së Madhe nga BE ka shkaktuar probleme.

“Brexit ka ndikuar gjithashtu edhe në biznesin tonë pasi zinxhirët e furnizimit janë ndikuar nga mosdisponueshmëria e shoferëve dhe stafit duke reduktuar dërgesat dhe disponueshmërinë e linjave të caktuara të produkteve. Çmimet janë rritur nga tarifat shtesë të transportit dhe detyrimet e importit”, deklaroi drejtori i këtij resorti, Eric Trump.

“Disponueshmëria e stafit ka qenë një sfidë. Ai është reduktuar pas mungesës së aksesit të stafit evropian për bizneset në përgjithësi duke rezultuar në një kërkesë më të madhe për individët e disponueshëm më parë në resort”, shtoi ai./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis rifreskimi në FRPD, Nebiaj: Gjallërim i strukturave
Artikulli tjetërSituata nga përmbytjet, uji në Fier me ngarkesë mikrobike