Ballina Bota

RUSI – Qeveria planifikon shpërblime për mjekët në detyrë gjatë pandemisë

MOSKË, 27dhjetor /ATSH-DPA/ – Mjekët rusë do të marrin sërish një bonus vitin e ardhshëm në njohje të shërbimit të tyre gjatë pandemisë, sipas një deklarate nga Kremlini të hënën.

Sipas deklaratës, bonuset ishin urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin, por pa dhënë detaje sesa do të ishte vlera e shpërblimit që do të merrte personeli mjekësor.

Shpërblimi për mjekët dhe infermierët në detyrë gjatë pushimeve të Vitit të Ri pritet të dyfishohet.

Më herët, mjekët e spitalit përfituan një bonus prej rreth 51 dollarësh për turn, ndërsa personeli mjekësor perfitoi 34 dollarë.

Sipas radiostacionit Ekho Moskvy, në fillim të vitit ka pasur ankesa se bonuset nuk ishin paguar.

Përhapja e koronavirusit vazhdon ta vërë Rusinë nën presion, megjithëse numri i rasteve ditorë shënuar një rënie gjatë muajve të fundit.

Të hënën, autoritetet raportuan 23,210 raste të reja në mbarë vendin dhe 937 vdekje nga Covid-19. Megjithatë, shumë raste mendohet se nuk janë raportuar.

Sipas statistikave zyrtare, më pak se gjysma e popullsisë së Rusisë prej rreth 146 milionë banorësh është vaksinuar me të dyja dozat.

“Shkalla e vaksinimit nuk është mjaft e lartë”, njoftoi Putin javën e kaluar. Megjithatë, ai kundërshtoi vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbështetje financiare projekteve të promovimit të kulturës dhe trashëgimisë
Artikulli tjetërBalluku inspekton punimet në lotin II të aksit Korçë-Ersekë, pritet të përfundojë në pranverë