Ballina Ekonomi

Mbështetje SME-ve për punësimin e të sapodiplomuarve

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Qeveria mbështet punësimin e sapodiplomuarve, duke nxitur bashkëpunimin mes biznesit dhe universiteteve.

Në draft programin ekonomik afatmesëm vend të rëndësishëm zënë skemat e mbështetjes që synojnë forcimin e bashkëpunimit mes bizneseve inovative dhe akademisë me fokus  zhvillimin e kapitalit njerëzor bashkëpunues.

Sipas këtij programi, qeveria do të japë asistencë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që punësojnë të rinjtë e talentuar në projekte inovacioni.

Të diplomuarit e rinj do të punësohen për detyra në fushat e kërkimit dhe zhvillimit, zhvillimit/përmirësimit të produkteve dhe proceseve të reja, kërkimit të tregut dhe zhvillimit të biznesit për inovacion.

Kjo skemë do të sigurojë një subvencion pagash që mbulon deri në 50% të pagës bruto, si dhe shpenzimet e lidhura me punën (si trajnimi) të një të sapodiplomuari nga një SME për të punuar në projekte inovacioni, për një periudhë deri në 18 muaj.

Ndërsa skema asistencë për studentët e doktoraturës, parashikon subvencion kompanisë për pagën e këtij kandidati deri në 3 vjet. /a.a/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShpërdorim detyre, SPAK dërgon në GJKKO 6 punonjës të burgut Lushnjë
Artikulli tjetërPORTRET – Zoran Zaev alias arkitekti i ndryshimeve në Maqedoninë e Veriut