TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Kompanitë vietnameze po shikojnë me interes tregun shqiptar.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) bën të ditur se disa kompani vietnameze kanë shprehur interes për të hyrë në tregun shqiptar.
“Kompanitë vietnameze kërkojnë të bashkëpunojnë me kompanitë shqiptare për eksportin e disa produkteve vietnameze, të cilat janë të një cilësie shumë të mire dhe me çmime konkurruese. Këto produkte eksportohen në Mbretërinë e Bashkuar, vendet e Bashkimit Evropian, SHBA dhe tregje të tjera, me ndikim në mbarë botën”, bën të ditur AIDA.
Disa nga produktet që ofrohen për eksport janë oriz, kafe, çaj, piper, soje, këpucë, veshje, pajisje elektronike, fruta dhe perime, etj.
Rritjes së interesit për të investuar në vendin tonë, qeveria po i përgjigjet përmes përmirësimit të funksionimit të institucioneve, kualifikimit të burimeve njerëzore, si dhe krijimit të një klime sa më të favorshme për biznesin. /a.a/


















