Ballina Flash

TikTok domeni më i vizituar në botë në 2021

NJU JORK, 23 dhjetor /ATSH-MIA/ – Në vitin 2021, aplikacioni TikTok për shkëmbimin e videove të shkurtra u bë domeni më i vizituar i internetit në botë duke kaluar kështu motorin e kërkimit Google, sipas kompanisë teknologjike amerikane Cloudflare.

ТikTok doli në vendin e parë më 17 shkurt, ndërsa nga 10 gushti është gjithmonë më përpara se Google.

TikTok, është në pronësi të kompanisë kineze ”Byte Dance”.

Pozicionin e tretë të domenëve më të vizituar, përfshirë edhe faqet web dhe aplikacionet, e mori rrjeti social Facebook, të katërtin Microsoft, ndërsa të pestin Apple.

Në listen e 10 faqeve më të vizituara gjenden Amazon, Netflix, YouTube, Twitter dhe Whatsapp./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKompanitë vietnameze interes për tregun shqiptar
Artikulli tjetërPublikimi i pagave, Zyra e Komisionerit: Ndërhyrje për ndalimin e përhapjes së mëtejshme të të dhënave