Ballina Bota

FOKUS – FT: Dialog i vështirë NATO-Rusi për Ukrainën

BRUKSEL, 21 dhjetor /ATSH-ANSA/ – NATO hap negociatat me Rusinë për të gjetur një zgjidhje diplomatike për rritjen e tensioneve ushtarake lidhur me Ukrainën, pavarësisht pamundësisë për të përmbushur shumë nga kërkesat e Moskës, shkruan gazeta e njohur ”Financial Times” në një artikull të botuar sot.

Gazeta financiare e Londrës kujton se Rusia i ka treguar linjat e saj të kuqe NATO-s, që janë mosanëtarësimi i Ukrainës në Aleancë, kërkimi i pëlqimit nga Moska për të vendosur trupa në disa nga vendet ish-komuniste të Lindjes dhe shmangien e dislokimeve ushtarake ose manovrat pranë kufijve të Rusisë.

NATO tashmë ka bërë të ditur se kërkesat ruse janë pothuajse të pamundura dhe në kundërshtim me traktatet e pas Luftës së Ftohtë por, sipas ”Financial Times”, liderët e Aleancës besojnë se ”mbyllja e derës për ofertën diplomatike të Moskës mund përkeqësojnë situatën”, prandaj ”NATO është gati për një dialog kuptimplotë me Rusinë, në bazë të reciprocitetit”.

Në çdo rast, sipas indikacioneve të mbledhura nga FT, diplomatët perëndimorë ende nuk i kanë bërë të ditura qëndrimet, ndërkohë që negociatat do të fillojnë vetëm pasi ”NATO dhe SHBA do të kenë rënë dakord për propozimet e tyre për Moskën”./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërkujtohet 143-vjetori i lindjes së atdhetarit Kristo Dako
Artikulli tjetërVjen në jetë fëmija i 9 i familjes Suka, përfiton 120 mijë lekë