Ballina Flash

Përkujtohet 143-vjetori i lindjes së atdhetarit Kristo Dako

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Si sot, më 24 dhjetor 1878 u lind në Korçë, Kristo Dako.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përkujtoi sot 143-vjetorin e lindjes së atdhetarit Kristo Dako.

Dako më 1887 emigroi në Bukuresht ku mbaroi shkollën e mesme dhe më pas Fakultetin e Matematikës. Më pas shkoi drejt Shteteve të Bashkuara ku ndoqi Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Oberlindit në vitet 1906-1913.

Më 1908 u kthye në atdhe dhe më 1909 qe pjesëmarrës në Kongresin e Elbasanit.

Në 1913 u zgjodh redaktor i gazetës “Dielli”, organ i Federatës Mbarëshqiptare “VATRA”. Dako ishte pjesëmarrës në Konferencën e Paqes së Parisit.

Kristo Dako është takuar dy herë me presidentin Woodrow Wilson, në lidhje me çështjen e kombit shqiptar.

Deputet dhe ministër i Arsimit në qeverinë e Hasan Prishtinës për pak kohë. Dako u tërhoq nga politika dhe iu përkushtua arsimit duke hapur institutin “Qiriazi” (Kyriaz).

Ndërroi jetë më 16 dhjetor 1941 në Tiranë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSekuestrohen 8.5 kg lëndë narkotike, arrestohen 2 shtetas në Durrës
Artikulli tjetërFOKUS – FT: Dialog i vështirë NATO-Rusi për Ukrainën