TIRANË 21 dhjetor /ATSH-I.Vata/- “Të oshëtijë dhe njëherë Shqipëria nga shpresa”, shprehet Kryetari i PD Luzim Basha.
Ai thekson se “tani që jemi vendosur me vetëdije përballë “Trekëndëshit të Bermudës”.
“Të oshëtijë dhe njëherë Shqipëria nga shpresa, jo nga dëshpërimi. A është e mundur?! Është plotësisht e mundur. A është e vështirë?! Është shumë e vështirë. Dëm të madh ka bërë politika dhe pikërisht këta që përmende, dinosaurët, unë e quaja karuseli, ju e quanit dinosaurët e politikës. Ndaj, po, jo vetëm është e mundur por do të ishte mëkat i pafalshëm nëse tani, që jemi çliruar nga kjo ngarkesë negative, tani që jemi vendosur me vetëdije përballë tyre, përballë “Trekëndëshit të Bermudës”, në kuptimin e një trekëndëshi politik 30 vjeçar që ka interes ta mbajë Shqipërinë kështu siç është dhe jo ashtu siç e duan shqiptarët. Pa diskutim, Partia Demokratike disponon dhe unë kam vullnetin që gjithë këtë potencial t’ia vëmë në funksion shoqërisë. Së pari, duke ndërtuar urat e besimit aty ku mungojnë, duke i riparuar aty ku i kemi dëmtuar”, shprehet Basha.























