Ballina Flash

Qeni i ri i presidentit Biden quhet… Komandant!

UASHINGTON, 21 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden dhe bashkëshortja Jill njoftuan mbërritjen në Shtëpinë e Bardhë të Komandantit, qenit të tyre të ri.

Komandanti, i cili do të luajë në lëndinën e rezidencës së presidentit amerikan, do të jetë një pastor gjerman.

Këlyshi ishte një dhuratë për ditëlindje nga vëllai dhe kunata e presidentit Biden, James dhe Sara Biden.

Dashuria e Biden për pastorët gjermanë është e njohur.

Çamp, më i dashuri për çiftin presidencial, ngordhi qershorin e kaluar në moshën 13-vjeçare.

Majori, i adoptuar më parë, u kthye në banesën e Biden në Wilmington, Delaware pas disa sjelljeve agresive në Shtëpinë e Bardhë.

Një zëdhënës presidencial konfirmoi se edhe një mace pritet të mbërrijë gjithashtu në shtëpinë e Biden në muajin janar./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Të oshëtijë dhe njëherë Shqipëria nga shpresa
Artikulli tjetërPD kundër shtyrjes se ligjit për investimet strategjike