TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Temperatura të ulëta kanë përshkuar vendin gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, në zonat malore temperaturat kanë arritur deri në -8 °C.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se është bërë trajtimi i vazhdueshëm me kripë në të gjitha akset rrugore për të evituar ngricat.
“Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, të respektojnë sinjalistikën, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore”, apelon ARRSH-ja. /a.a/























