Ballina Bota

LITUANI – Lambrecht viziton ushtarët e Bundeswehr-it

BERLIN, 19 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ministrja e re gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht ka planifikuar të vizitojë sot ushtarët e Budeswehr të dislokuar në Lituani.

Politikania socialdemokrate dëshiron të marrë një pasqyrë të misionit të NATO-s në vendin baltik dhe të takojë ushtarët e Bundeswehr-it përpara Krishtlindjeve.

Gjermania siguron rreth gjysmën e 1200 ushtarëve të njësisë luftarake shumëkombëshe të NATO-s në Lituani dhe e udhëheq atë si i ashtuquajturi kombi kornizë.

Në përgjigje të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë prej Rusisë në vitin 2014, aleanca e mbrojtjes perëndimore kishte forcuar mbrojtjen e krahut të saj lindor.

Njësitë e përbashkëta luftarake u vendosën në tre shtetet baltike dhe Poloni si pjesë e pranisë së shtuar.

Ato shkëmbehen çdo gjashtë muaj, pjesërisht sepse Akti Themelues NATO-Rusi nuk lejon vendosjen e përhershme të trupave aleate në Evropën Lindore.

Lambrecht u emërua ministre e Mbrojtjes këtë muaj si pjesë e qeverisë së re të Gjermanisë nën drejtimin e kancelarit Olaf Scholz. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakYouGov: 20 për qind e gjermanëve planifikojnë të udhëtojnë për Krishtlindje
Artikulli tjetërKosovë, qytetarët apelojnë për vaksinimin anti-COVID