Ballina Flash

Një sondë e NASA-s ”prek” diellin për herë të parë

KALIFORNI, 15 dhjetor /ATSH-ANSA/ – ”Të prekësh” Diellin për të mbledhur disa ”rreze”: ky është momenti i jashtëzakonshëm i arritur nga ‘’Sonda Diellore Parker’’ e NASA-s që fluturoi nëpër pjesën më të jashtme të atmosferës së Diellit, koronë, duke marrë disa grimca magnetike si mostër.

Lajmi u dha në një konferencë për shtyp në takimin e Unionit Gjeofizik Amerikan në New Orleans.

Hapësira që kapërcehet nga sonda Parker është një kufi i padukshëm, por që përfaqëson një ‘piketa’ për studimin e Diellit dhe kalimin më të afërt të një sonde me yllin tonë.

I ashtuquajturi kufi i atmosferës diellore, i njohur gjithashtu si sipërfaqja e Alfvenit, ai është kapërcyer dhe ndan dy ‘botë’: brenda grimcave të ‘kurthuara’ nga fushat gravitacionale dhe magnetike,  dhe jashtë atyre që arrijnë të shpëtojnë nga tërheqja e Diellit dhe shpërndarja në hapësirë ​​si një erë diellore.

Të dhënat tregojnë se kalimi i parë i këtij kufiri ende pak të njohur do të ishte bërë më 28 prill 2021, kur sonda udhëtoi rreth 13 milionë kilometra nga sipërfaqja (18.8 rreze diellore).

“Kjo është një kohë e shkëlqyer për shkencën diellore,” tha Thomas Zurbuchen, administrator i asociuar i drejtorisë së NASA-s për misionet shkencore.

“Ky moment historik jo vetëm që do të na sigurojë një pasqyrë më të thellë në evolucionin e Diellit dhe ndikimin e tij në Sistemin Diellor, por gjithçka që mësojmë për yllin tonë do të na mësojë gjithashtu shumë për pjesën tjetër të universit”, shtoi ai.    /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëshilli i Integrimit tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të OSHC-ve
Artikulli tjetërGREQI- PCR negativ për çdo udhëtar që mbërrin në vend