Ballina Bota

GREQI- PCR negativ për çdo udhëtar që mbërrin në vend

ATHINË, 15 dhjetor /ATSH-ANA/- Autoritetet greke do të kërkojnë një test negativ PCR për koronavirusin nga të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Greqi, nga çdo vend i botës, duke filluar nga ora 06:00 e së dielës 19 dhjetor, sipas një njoftimi të Ministrisë greke të Shëndetësisë.

Testi duhet të jetë kryer deri në 48 orë para nisjes.

Udhëtarët që kanë kaluar më pak se 48 orë në një vend përpara se të mbërrijnë në Greqi përjashtohen nga kjo kërkesë.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNjë sondë e NASA-s ”prek” diellin për herë të parë
Artikulli tjetërCOVID-19/ Holanda zgjat bllokimin e orëve të mbrëmjes me katër javë të tjera