Ballina Flash

Mbi 19 mijë seanca radioterapie gjatë 10-mujorit

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor bën të ditur se janë kryer 19 157 seanca radioterapie pranë QSUT-së gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti.

Sipas FSDKSH-së nëpërmjet investimeve të kryera në pajisje dhe teknologji u bë e mundur ulja e radhëve të pritjes, ndërsa është rritur cilësia e shërbimit për pacientët.

Paketa e radioterapisë është e financuar 100 % nga FSDKSH që prej janarit të vitit 2018.

Shtimi i barnave për trajtimin e sëmundjeve të rënda tumorale, si dhe sigurimi i pajisjeve të reja diagnostikuese konsiderohet prioritet në planin e masave nga dikasteri i shëndetësisë, kundrejt parandalimit dhe trajtimit të këtyre sëmundjeve.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBono thesari, shiten me ankand 6.8 miliardë lekë
Artikulli tjetërFondet e investimeve, vlera e aseteve arriti në 75.15 miliardë lekë