Bono thesari, shiten me ankand 6.8 miliardë lekë

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Bilancet e shëndetshme të sektorit bankar dhe likuiditeti i lartë në tregun financiar, po rezultojnë përcaktuese në ruajtjen e normave të interesit të ulëta për bonot e thesarit.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në ankandin e fundit këtë fillim muaji qeveria siguroi një financim prej 6.8 miliardë lekësh bono thesari, ndërsa shuma e kërkesave të paraqitura në ankand ishte rreth 8.9 miliardë lekë.

Të dhënat e BSH-së, tregojnë se bonot 12-mujore u emetuan me norma interesi ose, yieldi mesatar i ponderuar në nivelin 1.63 %, nga 1.71 % që ishte në ankandin e mëparshëm.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.